Vlera e transaksioneve të tregtimit të karbonit në Kinë i kalon 6 miliard juanët

2018-11-27 10:36:51 CRI Komenti juaj Printoni

Vlera e transanksioneve të tregtimit të karbonit në Kinë që nga qershori të vitit 2013 ka arritur në mbi 6 miliard juanë, ose rreth 860 milionë dollarë, me kuota lëshimi të tregtuara që i kalojnë 270 milion tonët.

Ministria e Mjedisit e Kinës bëri të ditur të hënën se kanë ranë intensiteti dhe sasia e lëshimit në fushat pilot të tregtimit të karbonit.

Li Gao, një zyrtar i lartë i kësaj ministrie, tha se Kina do të zgjerojë gradualisht industritë, subjektet dhe kategoritë që marrin pjesë në tregtimin e karbonit.

Sistemi i tregtimit të lëshimit të karbonit nisi në vitin 2011 dhe përfshin sektorët e prodhimit të energjisë, të hekurit e çelikut dhe të çimentos në shtatë provinca dhe bashki të vendit.

Sipas skemës, kompanive u caktohen kuotat e lëshimit të karbonit dhe ata që lëshojnë më shumë sesa kuota e tyre mund të blejnë kuota të papërdorura në treg nga ata që shkaktojnë më pak ndotje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore