2018-11-27 09:30:07 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryebashkiakja e kryeqytetit spanjoll thotë se Madridi mirëpret vizitën e presidentit kinez Xi Jinping.
Manuela Carmena vëren se Madridi është i gatshëm të presë presidentin kinez dhe beson se vizita e tij do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe Spanjës në fusha të ndryshme:
"Kjo vizitë sigurisht do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve të Madridit me Kinën, megjithëse Madridi ka tashmë marrëdhënie të ngushta me Kinën. Si kryeqytet i Spanjës, Madridi do t'i japë presidentit kinez 'Çelësin e artë në qytetit' dhe do të marrë pjesë aktive në veprimtaritë e ndryshme diplomatike të organizuara nga qeveria spanjolle."
Sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Spanjës.
Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve kanë njohur një rritje të shpejtë në vitet e fundit, me shpeshtimin e kontakteve të nivelit të lartë.
Spanja është ndalesa e parë e turneut të presidentit kinez të filluar të martën.
Ai gjithashtu do të bëjë vizita shtetërore në Argjentinë, Panama dhe Portugali.
Xi do të marrë pjesë edhe në samitin e 13-të të G20-s në Buenos-Aires të Argjentinës.