Shqipëri: Buxheti 2019 i mbrojtjes do jetë 1.25% të PBB-së

2018-11-23 11:03:14 CRI Komenti juaj Printoni

Buxheti i mbrojtjes i Shqipërisë për vitin 2019 do të jetë 1.25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, bëri të ditur të enjten ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë fjalimit të saj në Kuvend.

Sipas ministres Xhaçka, kjo rritje përputhet me zotimin e vendit në NATO. Ajo theksoi se "kërkesa e NATO-s për vendet anëtarë është arritja e buxhetit të mbrojtjes deri në 2 për qind të PBB-së deri në 2024-n."

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes shtoi se buxheti do të përdoret për të rritur pagat e ushtarakëve, modernizuar grupet e batalionit të këmbësorisë së lehtë, përmirësimin e kapaciteteve të tjera dhe pajimeve bazë për ushtarakët etj., sipas standardit më të mirë të NATO-s.

Buxhet i mbrojtjes i Shqipërisë për vitin 2018 ishte rreth 1.2 për qind të PBB-së.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore