7 përkthyes marrin çmimin më të lartë të Kinës për Përkthimin

2018-11-21 10:30:29 CRI Komenti juaj Printoni

7 përkthyes kinezë të gjuhëve të ndryshme morën çmimin "Lifetime Achievement" në Përkthim nga Shoqata Kineze e Përkthyesve në Pekin.

Fituesve iu nda çmimin në një forum për novacionin dhe zhvillimin e industrisë së shërbimit gjuhësor dhe gjithashtu në përkujtimin e 40- vjetorit të reformës dhe hapjes. Ndërkohë, 173 të tjerë u emëruan si përkthyes të lartë në forum.

Liu Deyou ka qenë dikur përkthyes i ish-udhëheqësve kinezë si Mao Zedong dhe Zhou Enlai dhe ka kontribuuar në shkëmbimet miqësore midis Kinës dhe Japonisë.

"Tani jam 88 vjeç. Gjatë jetës sime kam bërë dy gjëra: njëra është përkthimi dhe tjetra është promovimi i shkëmbimeve kulturore ndërkombëtare. Kam bërë thjesht detyrën dhe tani vlerësohem me një nderim kaq të madh. Jam me të vërtetë shumë i emocionuar".

Çmimi për Përkthimin u dha për herë të parë në vitin 2006. Në mesin e emrave të njohur këtë vit janë Ji Xianlin, Yang Xianyi dhe Xu Yuanchong.

Mrekulli
Lajmet Kryesore