Guvernatori i Bankës së Anglisë:Marrëveshja e May-t do të mbështesë ekonominë britanike

2018-11-21 10:00:08 CRI Komenti juaj Printoni

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, tha se draft-marrëveshja e kryeministres Theresa May për Brexit-in do të mbështesë ekonominë britanike.

Carney tha se Banka mirëpret propozimet e marrëveshjes mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së përfshi një periudhë tranzicioni për daljen e Britanisë nga BE-ja, e cila mund edhe të zgjatet.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney

"E kemi theksuar që nga fillimi rëndësinë e kalimit nga marrëveshja aktuale deri tek ajo përfundimtare, prandaj mirëpresim rregullimet e tranzicionit në marrëveshjen e tërheqjes dhe të konsiderojmë mundësinë e zgjatjes së asaj periudhe tranzicioni".

Carney tha se sipas Bankës, kjo do të ofrojë siguri dhe stabilitet për bizneset që të marrin vendime dhe për ekonominë.

Kryeekonomisti i Bankës së Anglisë Andy Haldane tha se beson që pasiguria e tanishme mbi drejtimin e "Brexit"-it do të ndikojë negativisht tek ekonomia, duke shtuar se besimi i biznesit ka rënë dhe investimet kanë ngecur për shkak të pasigurisë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore