BE-ja, thirrje Bosnjë-Hercegovinës për formimin e sistemit kundër drogës

2018-11-20 11:09:42 CRI Komenti juaj Printoni

Delegacioni i BE-së në Bosnjë-Hercegovinë u bëri thirrje autoriteteve të formojnë një sistem paralajmërues të hershëm kombëtar, një kërkesë kjo për rrugën e këtij vendi në BE.

Në konferencën me temë "Bosnjë-Hercegovina drejt rrugës për në BE: rasti për zhvillimin e bashkëpunimit dhe forcimin e komuniteteve lokale në luftën kundër abuzimit me drogën", u theksua se veprimtaritë e bashkërendimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë të rëndësishme për zgjidhjen e çështjes së abuzimit me drogën dhe ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe të shëndetshme.

Kreu i seksionit të sundimit të ligjit në Zyrën e BE-së në Bosnjë-Hercegovinë, Richard Wood, u bëri thirrje autoriteteve vendore të nënshkruajnë sa më parë një marrëveshje me "Eurojust", për të përcaktuar një Pikë Kombëtare të Kontaktimit për bashkëpunimin me Europol dhe të ndërtojë sa më parë një sistem paralajmërues kombëtar, një kërkesë e qartë për rrugën drejt BE-së.

Ai theksoi se tregu i drogës vazhdon të jetë tregu më i madh kriminal në BE.

Wood nënvizoi kërkesën për adresimin e kërcënimeve me një plan të qartë veprimi përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel kombëtar me një strategji gjithpërfshirëse anti-narkotike.

"Vonesat në përmbushjen e këtyre detyrave do të ketë ndikim negativ në aftësinë e vendit për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive përdorimit të drogës", paralajmëroi delegacioni i BE-së. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore