Institucionet financiare të Kinës nisin masa specifike për t'u shërbyer ndërmarrjeve private

2018-11-20 10:10:24 CRI Komenti juaj Printoni

Një numër i institucioneve financiare kanë nisur masa specifike për t'i shërbyer ndërmarrjeve private në Kinë.

Banka Postare e Kursimeve e Kinës ka nisur 20 masa për të mbështetur ndërmarrjet private, duke përfshirë rritjen e kreditit, uljen e tarifave, rritjen e novacionit të produkteve dhe masa të tjera.

Banka Hengfeng ka nënshkruar kontrata me 15 kompani private për bashkëpunimin strategjik, duke mbuluar industri të shumta si prodhimi i pajisjeve me teknologji të lartë, materiale të reja etj.

Disa kompani private pohojnë se duhet të përmirësohen shërbimet e institucioneve financiare, pasi shërbimet financiare tradicionale nuk mund të përmbushin më nevojat e tyre.

Shefi i Grupit "Ruyi" Qiu Yafu tha se bankat duhet t'u ofrojnë trajtim të barabartë ndërmarrjeve private, njësoj si ato shtetërore dhe problemet e ndërmarrjeve private për marrjen e kredive duhet të zgjidhen përmes politikave.

"Me mendim novativ, mund të bëhen plane të reja financimi për të përmbushur kërkesat e ndërmarrjeve private dhe bankave. Jam i sigurt se do të arrihet qasja e shërbimit të ndërmarrjeve private me karakteristika kineze".

Kompanitë private janë bërë një forcë e re për zhvillimin e tregtisë, duke kontribuuar në 90 për qind të tregtisë së brendshme, 48 për qind të eksportit dhe gjysmën e investimeve të huaja. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore