Mbyll punimet Samiti i posaçëm i Bashkimit Afrikan

2018-11-19 12:11:16 CRI Komenti juaj Printoni

Më 18 nëntor edicioni i 11-të i Samitit të posaçëm dyditor të Bashkimit Afrikan mbylli punimet në selinë e organizatës në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa. Në këtë samit u vendos zhvillimi i reformës për Komisionin e Bashkimit Afrikan.

Gjatë samitit të kësaj here u diskutua më tej çështja e reformës, duke përfshirë pakësimin e dy anëtarëve nga Komisioni i Bashkimit Afrikan prej 8-anëtarësh, kryetarin dhe nënkryetarin.

Përveç kësaj, gjatë samitit u bë thirrje për krijimin e një fondi prej 100 milionë dollarësh. Kryetari i radhës së Bashkimit Afrikan, presidenti i Ruandës Paul Kagame tha se forcimi i paqes dhe i stabilitetit është funksionimi thelbësor i komitetit, krijimi i një fondi është i rëndësishëm për të ofruar mbështetje financiare për veprim të vazhdueshëm dhe efektiv.

Në mbyllje të samitit, kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan Moussa Faki tha se reforma e Bashkimit Afrikan ka patur një rrugë shumë të gjatë. Ai shtoi se megjithëse ka ende shumë probleme të pazgjidhura, populli afrikan ka dëshirë për reformë dhe Bashkimi Afrikan po ecën në këtë drejtim. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore