2018-11-19 12:10:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti të dielën për një vizitë shtetërore në Bandar Seri Begawan të Brunei-t.
Në emër të qeverisë dhe të popullit kinez, Xi Jinping i përcolli urimet më të mira qeverisë dhe popullit të Brunei-t. Presidenti Xi theksoi se Kina dhe Brunei janë dy vende fqinje dhe mike si dhe partnerë me besim ndaj njëri-tjetrit. Shkëmbimet miqësore kanë një histori të gjatë. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 27 vjet më parë, dy vendet e kanë trajtuar njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë, besimi i ndërsjellë politik është thelluar dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka qenë i frytshëm, duke sjellë përfitime të prekshme për dy popujt dhe duke dhënë kontribut pozitiv për paqen dhe begatinë rajonale.
Xi shprehu shpresën që përmes kësaj vizite, të trashëgohet dhe të vazhdojë miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe dy palët të hartojnë së bashku planin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në epokën e re dhe t'i ngrenë marrëdhëniet fqinjësore dhe miqësore në një lartësi të re, duke sjellë më shumë përfitime për dy popujt.
Brunei është ndalesa e dytë e vizitës së Xi Jinping-ut. Pas Brunei-t presidenti Xi do të shkojë në Filipine.