Kina: Konferenca e 26-të jozyrtare e liderëve të APEK-ut arrin rezultate pozitive

2018-11-19 10:43:24 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Xialong dhe drejtori i Drejtorisë Ndërkombëtare të Ministrisë së Tregtisë të Kinës Zhang Shaogang folën përkatësisht në kryeqytetin e Guinesë së Re Papua Port Moresby mbi gjendjen e Konferencës së 26-të jozyrtare e liderëve të APEK-ut.

Wang Xiaolong u shpreh se kjo konferencë u zhvillua kur ekonomia botërore dhe ajo rajonale e Paqesorit kanë shanse dhe sfida. Nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të palëve të ndryshme, konferenca arriti rezultate pozitive dhe nxiti bashkëpunimin konkret në fusha të ndryshme nën kornizën e APEK-ut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi sistemin e tregtisë shumëpalëshe, Wang Xiaolong u shpreh se pjesa dërmuese përkrah multilateralizmin dhe ruan sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe mbështet Organizatën Botërore të Tregtisë të luajë rol të dukshëm. Shumë anëtarë, sidomos ato në zhvillim shprehin haptas kundërshtimin për proteksionizmin tregtar dhe angazhimin për ruajtjen e interesave në hapësirën e zhvillimit të vendeve në zhvillim.

Zhang Shaogang u shpreh se konferenca e sivjetshme e APEK-ut arriti rezultate në 5 fusha. Së pari, hartoi propozimet e politikave në fushat e taksave doganore, të shërbimeve, të investimeve dhe arriti unanimitet për të realizuar Zonën e Tregtisë së Lirë. Së dyti, arriti përparimet për nxitjen e Rrjetit të Portit Elektronik të Azi Paqësorit (APMEN). Së treti, arriti rezultate të rëndësishme në fushën e ndërtimin e Bazës së të dhënave të vëllimit të shtuar të tregtisë të zinxhirit të vlerave globale. Së katërti, dha kontribut për faktorët e bashkëpunimit pas vitit 2020. Së pesti, arriti unanimitetet për përkrahje ndaj sistemit të tregtisë shumëpalëshe. Në situatën e tanishme me proteksionizëm dhe unilateralizëm në rritje kjo konferencë dha energji pozitive për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ekonomiko-tregtar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore