Mbahet Panairi i Automjeteve në Guangzhou

2018-11-19 10:38:05 CRI Komenti juaj Printoni

Edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Automjeteve të Kinës solli mbi 1000 modele të fundit me markat nga brenda dhe jashtë Kinës, përfshirë 150 modele elektrike dhe 28 automjete konceptuale.

Zv.menaxheri i përgjithshëm i kompanisë "GAC Toyota" Huang Yongqiang tha se makinat hibride janë më të preferuarat nga konsumatorët kinezë.

"Sot gjithnjë e më shumë konsumatorë kinezë pranojnë modelin tonë hibrid, i cili jo vetëm kursen energji por edhe gëzon karakterin e drejtimit. Kemi publikuar SUV elektrik 'IX4'. Kjo është SUV-ja e parë elektrike e 'GAC Toyota' në prodhimet e mëdha. Është gjithashtu modeli i parë elektrik me të drejtat e pronësisë intelektuale të zotëruara nga aksionarët kinezë të 'GAC Toyota'. Kjo mund të konsiderohet si i pari i këtij lloji në Kinë."

"Polestar" është një emër i ri në industrinë e automjetit. Shfja e departamentit për marrëdhënient e publikut Zhang Xiaoning tha që kompania po dizejnon automjetet elektrike me "konfigurimet e makinave për gara".

"Për sa i përket tregut për automjetet e energjisë së re në të ardhmen, ne besojmë që do të ketë një rritje të fuqishme të nxitur nga kërkesat e konsumatorëve gjatë viteve në vijim. Duke marrë parasysh ofertën dhe kërkesën, të gjithë prodhuesit e automjeteve po projektojnë automjetet e energjisë së re me performancë të mirë. Për shembull, po përdorim fibra karboni për të minimizuar peshën e makinave tona."

Prodhuesi gjerman i automjeteve "Audi" solli gjithashtu modelin e parë elektrik SUV në panair, duke njoftuar se automjeti do të dalë në tregun kinez në fillim të vitit të ardhshëm. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore