Xi Jinping, fjalim në samitin e APEK-ut për Biznesin 2018

2018-11-19 10:13:39 CRI Komenti juaj Printoni

 

Më 17 nëntor, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në samitin e APEK-ut për liderët e biznesit, duke paraqitur propozimet e Kinës për të kapur drejtimin e duhur të zhvillimit ekonomik botëror dhe për të gjetur pikëmpamje fektive të qeverisjes për komunitetin ndërkombëtar.

Në fjalimin e tij, Xi Jinping theksoi se tani globalizimi ekonomik është prirje kryesore, por proteksionizmi dhe unilateralizmi kanë hedhur hije mbi rritjen ekonomike të botës. Atëherë, bashkëpunimi apo konfrontimi, hapja apo mbyllja, përfitimi reciprok apo loja e shumë zero (lojë ku fituesi merr gjithçka), kjo lidhet me interesat e të gjitha vendeve dhe të ardhmen e njerëzimit. Ai theksoi se sot vendet janë lidhur gjithnjë e më të ngushtë dhe detyra e parë është që të ngulin këmbë në hapje dhe të zgjerojnë hapësirën e zhvillimit.

"Duhet të kapim prirjen e përgjithshme të epokës, të kuptojmë në mënyrë objektive zhvillimin dhe ndryshimin e botës dhe të përballojmë situatën e re dhe sfidat e reja në një mënyrë të përgjegjshme dhe të rregullt. Nëse njerëzit vendosin pengesa dhe ndërpresin lidhjet ekonomike midis vendeve, do të shkeleshin jo vetëm ligjet ekonomike dhe prirjet historike, por gjithashtu kjo nuk do të ishte në përputhje me vullnetin e popujve të ndryshëm. Kjo është dritëshkurtër dhe nuk do të ketë sukses. Rruga e vjetër e proteksionizmit dhe unilateralizmit jo vetëm nuk do të zgjidhin problemet, por nga ana tjetër do të shtojnë paqartësinë e ekonomisë botërore. Me vetëmbyllje humbet gjithë botën dhe në fund do humbasësh edhe vetveten," theksoi Xi.

Xi Jinping tha se ne jetojmë bashkë në të njëjtin planet, ku ka më shumë se 200 vende dhe rajone, më shumë se 2500 kombësi dhe mbi 7 miliardë njerëz. Është e pamundur të gjesh një ngjyrë të vetme. Ky ndryshim nuk duhet të jetë as pengesë për komunikim, as arsye për konfrontim.

"Duhet të tregojmë më pak arrogancë dhe paragjykim, duhet të kemi më shumë respekt dhe durim dhe duhet të përqafojmë pasurinë dhe shumëllojshmërinë e botës, të përpiqemi për mendime të përbashkëta duke rezervuar mendime të ndryshme, të plotësojmë njeri-tjetrin, të kërkojmë bashkëjetesë harmonike dhe bashkëpunim me bashkëfitim. Vetëm populli ka të drejtën më të madhe për rrugën e zhvillimit të një vendi. Një recetë nuk mund të shërojë të gjitha sëmundjet dhe një model nuk mund të zgjidhë problemet e të gjitha vendeve. Nëse kopjohet drejtpërdrejt në mënyrë të detyrueshme, do të shkaktohen efekte negative," thotë Xi.

Duke folur për 40 vitet e reformës dhe hapjes të Kinës, Xi Jinping theksoi se vetëm reforma dhe hapja mund ta zhvillojnë Kinën. Në të ardhmen, Kina do të japë më shumë kontribut për lulëzimin e përbashkët të të gjitha vendeve në botë, me frymë më të përgjegjshme, krahë më të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe rritje më cilësore.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore