Li bën thirrje për konsultim e hapje të ndërsjellë për të ruajtur paqen e zhvillimin në Azinë Lindore

2018-11-16 11:28:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë të enjten në një samit të udhëheqësve nga 10 vendet e ASEAN-it dhe ekonomitë më të mëdha në botë.

Në Samitin e Azisë Lindore në Singapor, Li Keqiang u bëri thirrje vendeve të rajonit që të shtojnë konsultimet e barabarta dhe hapjen e përbashkët për të ruajtur paqen dhe përparimin në Azinë Lindore.

Ai tha që Kina është e gatshme të zhvillojë bashkëpunimin me vendet e tjera në fusha të tilla si lufta kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike e siguria kibernetike, dhe të zhvillojë një stërvitje të përbashkët kundër terrorizmit vitin e ardhshëm.

Për çështjen e Detit të Kinës Jugore, Li Keqiang-u ritheksoi se Kina është e vendosur të nxitë bashkë me vendet e ASEAN-it konsultimet për Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore. Ai propozoi që konsultimet për këtë kod të përfundojnë brenda tre vjetësh. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore