Samiti "ASEAN+3" bën thirrje për përpjekje kolektive për të ruajtur multilateralizmin

2018-11-16 11:24:10 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit nga Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia u janë bashkuar homologëve të tyre të ASEAN-it në ditën e fundit të një takimi rajonal në Singapor.

Në Samitin "ASEAN+3", pjesëmarrësit kanë diskutuar mënyrat për trajtimin e tensioneve tregtare në rritje, revolucionin digjital dhe sigurinë kibernetike.

Kryeministri kinez Li Keqiang ka kërkuar shtimin e përpjekjeve për nxitjen e integrimit të Azisë Lindore dhe përshpejtimin e negociatave mbi Partneritetin e Gjithanshëm Ekonomik Rajonal. Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve përkatëse të mbështesin tregtinë e lirë.

Vjet tregtia e mallrave të ASEAN-it me Kinën, Korenë e Jugut dhe Japoninë arriti në mbi 800 miliardë dollarë amerikanë, duke zënë mbi 30 për qind të tregtisë së mallrave të ASEAN-it. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore