BE-ja: Përkrahja nga kabineti britanik, vendimtare në negociatat për "Brexit"-in

2018-11-16 11:06:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kryepërfaqësuesi i BE-së në negociatat për "Brexit"-in Michelle Barnier tha të mërkurën në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel që mbështetja e marrëveshjes mbi "Brexit"-in nga kabineti britanik shënon një përparim vendimtar në negociatat për largimin e Britaninë nga Unioni. Ai bëri thirrje që vendet anëtare të BE-së të mbajnë një "Samit të Posaçëm mbi 'Brexit'-in" në fund të këtij muaji.

Lidhur me çështjen e të drejtave të qytetarëve, Barnier-i premtoi në konferencën për shtyp se marrëveshja për "Brexit"-in do të sigurojë që qytetarët britanikë në BE dhe qytetarët e BE-së në Britani të punojnë e të jetojnë si tani.

Për sa u përket marrëdhënieve të ardhshme mes të dy palëve, kryenegociatori tha se Britania do të mbetet "mike, partnere dhe aleate" e BE-së.

Mbi çështjen më të vështirë në negociata, atë të kufirit mes Britanisë dhe Irlandës, Barnier-i tha se marrëveshja përcakton që, nëse nuk arrihet një zgjidhje më e mirë përpara fundit të periudhës kalimtare në vitin 2020, e gjithë Mbretëria e Bashkuar do të mbetet brenda bashkimit doganor, gjë që do të sigurojë që tregtia mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës të mbetet e papenguar. (Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore