Kina do të përpiqet të përfundojë konsultimet rreth Detit të Kinës Jugore në 3 vjet

2018-11-16 18:51:29 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying tha të premten në Pekin se pala kineze është e gatshme që të punojë bashkërisht me vendet e ASEAN-it të për përfundimin e konsultimeve mbi "Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore" brenda tre vjetëve të ardhshëm, duke përjashtuar ndërhyrjet e jashtme.

Hua tha në një konferencë shtypi të premten se me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të ASEAN-it, gjendja e tanishme në Detin e Kinës Jugore po ndjek një prirje pozitive. Gjithashtu, ajo shtoi se ka pasur unanimitet dhe përparim të rëndësishëm në konsultimet mbi "Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore". Në samitin e fundit Kinë-ASEAN, liderët e palëve ranë dakord të përfundojnë raundin e parë të shqyrtimit të projektit të vetëm të tekstit të konsultimeve mbi "Kodin". Në këtë samit, lideri kinez paraqiti gjithashtu shpresën se do të përfundojnë brenda tre vjetëve konsultimet për "Kodin", gjë që pasqyron sinqeritetin, vendosmërinë dhe besimin e Kinës për të mbrojtur bashkërisht paqen dhe stabilitetin e Detit të Kinës Jugore. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore