Kryeministri kinez bën thirrje për përfundimin e shpejtë të bisedimeve për RCEP-in

2018-11-15 11:20:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka pasur bisedime dypalëshe me disa udhëheqës shtetërorë në Singapor, ku ai ndodhet për të marrë pjesë në një varg takimesh të ASEAN-it.

Gjatë takimit me homologun e tij australian Scott Morrison, Li Keqiang i bëri thirrje palës australiane të sigurojë një mjedis të drejtë dhe jodiskriminues biznesi për investitorët kinezë dhe për lehtësimin e investimeve dypalëshe.

Morrison-i tha se Australia mirëpret rolin pozitiv të Kinës në çështjet globale dhe rajonale, duke shtuar se nga zhvillimi i Kinës përfitojnë edhe vendet e tjera, duke përfshirë Australinë.

Ndërkohë, në një takim të liderëve për Partneritetin e Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP), kryeministri Li bëri thirrje për të nënshkruar vitin e ardhshëm një pakt të ri të tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit.

RCEP-i, që parashikohet të përfshijë 10 vendet e ESEAN-it, si edhe Australinë, Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re, do të përbëjë gati gjysmën e popullsisë së botës dhe rreth një të tretën e GDP-së globale. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore