2018-11-15 10:41:53 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministri i Tregtisë i Kinës Zhong Shan u shpreh të mërkurën se dikasteri që ai drejton, do të japë mbështetje të plotë për zhvillimin e kompanive private.
Zhong tha se, që nga zbatimi i politikës së Reformës dhe Hapjes, kompanitë private janë bërë një forcë e re për zhvillimin e tregtisë, duke kontribuuar për 90 % të tregtisë së brendshme, 48% të eksportit dhe 49% të investimeve jashtë vendit.
Ai shtoi se ministria do t'u ofrojë këtyre kompanive politika më të mira, duke përfshirë zbatimin e politikës mbi zbritjes e çmimit për mallrat e eksportit dhe financimin e tregtisë.(Foto nga VCG)