Kina promovon ndarjen e të dhënave satelitore me vendet anëtare të APSCO-s

2018-11-15 10:28:53 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina planifikon të promovojë ndarjen e të dhënave satelitore me shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Hapësinor të Azi-Paqësorit (APSCO).

Ky veprim do të ndihmojë në planifikimin urban, monitorimin dhe vlerësimin e katastrofave, si dhe studimin e bujqësisë dhe pyjeve.

Vendimi pason organizimin e një forumi për 10-vjetorin e themelimit të organizatës.

Vendeve anëtare të APSCO-s u janë ofruar mbi 8000 pamje satelitore për një gamë të gjerë aplikimesh nëpërmjet Rrjetit të Platformës së Shërbimit të Ndarjes së të Dhënave, një nga gjashtë rrjetet e bashkëpunimit të krijuara nga APSCO.

Të gjitha të dhënat janë siguruar nga nëntë satelitët kinezë për vëzhgimin e Tokës dhe janë ofruar pa pagesë.

APSCO, me seli në Pekin, ka tetë vende anëtare, duke përfshirë Kinën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore