Pekini shpall alarmin e verdhë për ndotjen e ajrit

2018-11-14 10:47:19 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet për kontrollin e ndotjes së ajrit të Pekinit shpallën të martën alarmin e verdhë për smogun e parë në këtë vjeshtë.

Në Pekin, Tianjin dhe provincën Hebei parashikohet të ketë një sasi të madhe smogu të paktën deri të enjten.

Kur shpallet alarmi i verdhë, ndalohen të gjitha punët e ndërtimit përjashtë, kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda dhe pezullohet prodhimi në industritë me shkarkim të madh ndotjesh.

(Zhang Yan/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore