Kina premton mbështetje të vazhdueshme për bankën e BRICS-it

2018-11-14 10:43:12 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministri kinez Han Zhen u takua të martën me presidentin e Bankës së Re të Zhvillimit (BRZh) Kunapur Vaman Kamath. Gjatë takimit Han Zhen-i premtoi mbështetje për këtë institucion financiar me qendër në Shangai.

Numri dy i qeverisë kineze tha se shpreson që BRZh-ja të mbështesë Reformën dhe Hapjen e Kinës dhe të marrë pjesë në këtë proces.

Kamath-i tha nga ana e tij se BRZh-ja do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Kinën dhe do të luajë një rol aktiv për përparimin e vendeve të BRICS-it dhe të vendeve në zhvillim në përgjithësi.

BRZh-ja është një bankë zhvillimi shumëpalëshe e themeluar në vitin 2014 nga vendet anëtare të BRICS-it. Ajo u hap zyrtarisht në Shangai në vitin 2015. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore