Pekini shpreson që bisedimet për kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore të përfundojnë në tre vjet

2018-11-14 10:02:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka shprehur shpresën se bisedimet e Kinës me vendet e Azisë Juglindore për një kod të sjelljes në Detin e Kinës Jugore do të arrijnë rezultate brenda tre vjetëve.

Duke mbajtur një fjalim në Leksionin e 44-të të Singaporit, kryeministri Li u shpreh:

"Bisedimet për një kod sjelljeje, të nisura nga Kina dhe vendet e ASEAN-it, janë një mekanizëm pjesëmarrjeje të barabartë. Në to është hartuar projekti i një teksti të vetëm negociimi, që tregon se Kina dhe ASEAN-i kanë arritur konsensus në sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë, lirisë së fluturimit dhe lundrimit në Detin e Kinës Jugore. Kina shpreson që teksti i negociatave për kodin e sjelljes të përfundojë brenda tre vjetëve, në mënyrë që të zbatohet për të arritur paqen dhe qëndrueshmërinë afatgjatë në Detin e Kinës Jugore."

Kryeministri Li Keqiang theksoi gjithashtu se Kina, ASEAN-i dhe palët e tjera kanë kaluar gjashtë vjet duke negociuar për një marrëveshje të integrimit ekonomik, që përfshin rreth gjysmën e popullsisë së botës.

Ai tha se Kina pret që negociatat për Partneritetin e Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) të përfundojnë vitin e ardhshëm.

RCEP-i është një marrëveshje e propozuar e tregtisë së lirë midis 10 vendeve anëtare të ASEAN-it dhe gjashtë vendeve të Azi-Paqësorit: Australisë, Kinës, Indisë, Japonisë, Koresë së Jugut e Zelandës së Re. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore