2018-11-13 10:37:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një raport i ri i publikuar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike tregon se Kina është vendi më optimist në botë. 91% e qytetarëve të saj besojnë se Kina do të bëhet një vend më i mirë në dekadën e ardhshme.
Më shumë se 70 % e të anketuarve në Indonezi dhe Vietnam besojnë se vendi i tyre po zhvillohet drejt një shoqerie më të mirë. Shifra në ShBA është 38 %, kurse në Gjermani dhe Itali vetëm 12 %.
Raporti tregon gjithashtu se tani ka pikëpamje më pozitive mbi teknologjinë në shumë vende në zhvillim. Përqindja e të pyeturve që pranojnë se teknologjia ka ndryshur shoqërinë për të mirë është më e madhe në Afrikën e Jugut, 38 %, ndërsa në Kanada vetëm 5.7 %. (Fang Xiaoyu)