Itali, zhvillohet konferenca për Libinë

2018-11-13 10:08:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në qytetin Palermo të Italisë Jugore u zhvillua të hënën një konferencë dyditore për Libinë, me synimin për të siguruar përkrahje për një plan të ri të stabilitetit të OKB-së.

Në këtë veprimtari morën pjesë 38 delegacione, duke përshirë kryetarë shtetesh e qeverish dhe ministra të jashtëm nga 30 vende të ndryshme. Ato përfshinin përfaqësues nga Franca, Rusia, Kina, ShBA-ja, Gjermania, Arabia Saudite, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si edhe Bashkimi Europian, Lidhja Arabe, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore