Periudha e përmirësimit të konsumit të Kinës

2018-11-12 21:18:39 CRI Komenti juaj Printoni

Në Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës vlerësohet se shuma e përgjithshme e marrëveshjeve paraprake të nënshkruara arrin në 57.83 miliardë dollarë amerikanë. Gjatë Karnavaleve Globale të Blerjeve të "Dy njëshave" ose "Ditës së beqarëve", në platformën kryesore kineze të tregtisë elektronike "T-Mall", gjatë kësaj feste, vëllimi i përgjithshëm i shitjeve arriti në 213.5 miliardë juanë. Ndërsa në platformën tjetër të tregtisë elektronike, "JD.com", gjatë gjithë ditës së 11 nëntorit, vlera e përgjithshme e porosive ishte 159.8 miliardë juanë.

Ekspertët u shprehën se shifrat që janë në rritje prej vitesh, tregojnë shtimin e dëshirës për konsum të kinezëve dhe rritjen e cilësisë së konsumit. Me zhvillimin e tregtisë elektronike, mallrat që blihen nga konsumatorët kinezë do të jenë më të ndërkombëtarizuara.

Nga viti 2009, kur 11 nëntori ishte "Festa e beqarëve", deri më sot kur kjo ditë është bërë festa ndërkombëtare e blerjeve, shitjet me promovim në internet nuk kanë ndaluar. Pas zhvillimit prej 10 vitesh, kjo është bërë festa e konsumit me përmasë më të madhe globale dhe është konsideruar si barometri i tregut kinez të konsumit.

Para fillimit të festës së "11 nëntorit", sapo u mbyll Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës në Shangai. Produktet e blera nga 400 mijë tregtarë kinezë u vendosën për shitje graduale në festën e "11 nëntor"-it, e cila është shfaqur me karakteristika globale.

Për shembull, në platformën e tregtisë elektronike "Tmall Global", afro 20 mijë tregje ndërkombëtare nga 75 vende dhe rajone morën pjesë në aktivitetet e shitjes me promovim. Avokado nga Meksika, karkaleca deti nga Argjentina, salmon nga Danimarka dhe produkte të tjera ushqimore ndërkombëtare janë mirëpritur shumë dje ka pasur shitje të larta për robotët pastrues, pajisjet për lagështinë e ajrit, çelësat smart për dyert etj. Ekzaminimi mjekësor, kozmetika, produktet dentare dhe shërbimet e tjera mjekësore janë shitur me vlera më të larta në krahasim me ato të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave, në 3 tremujorët e parë të këtij viti, konsumi ka kontribuuar 78% të rritjes ekonomike, duke u rritur me 14 pikë përqindjeje. Konsumi është bërë një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin cilësor të ekonomisë kineze. Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit ka hapur një derë të re për tregun e konsumit kinez. Shitjet rekord në "11 nëntor" flasin për një kërkesë të konsumit të përmirësuar të Kinës, duke treguar potencialin e stërmadh të tregut kinez.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore