2018-11-12 11:27:38 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang bëri të ditur të hënën se, me ftesën e Guvernatorit të Përgjithshëm të Guinesë së Re Papua Bob Dadae dhe të kryeministrit të këtij vendi Peter O'Neill, të sulltanit të Bruneit Haji Hassanal Bolkiah dhe të presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte, presidenti i Kinës Xi Jingping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në këto tre vende. Në Guinenë e Re Papua ai do të takohet gjithashtu me liderët e vendeve ishullore të Paqësorit që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën. Gjithashtu, me ftesën e kryeministrit të Guinesë së Re Papua Peter O'Neill, presidenti Xi Jinping do të marrë pjesë në Takimin e 26-të jozyrtar të Udhëheqësve Ekonomikë të APEC-ut, që do të organizohet nga 17 deri më 18 nëntor në Port-Moresbi të Guinesë së Re Papua. (Çang Çuo)