Kina shpall "hartën e rrugës" për modernizimin e forcave ajrore

2018-11-12 11:11:44 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat Ajrore të Kinës kanë publikuar "hartën e rrugës" për modernizimin dhe fuqizimin e tyre me tre hapa.

Zv.komandanti Xu Anxiang tha të dielën se hapi i parë është që të ndërtohet një forcë strategjike para vitit 2020, e cila do të integrojë fuqinë ajrore dhe atë hapësinore, si edhe aftësitë sulmuese dhe mbrojtëse.

Hapi i dytë kërkon nga forcat ajrore të përmirësojnë aftësitë strategjike dhe të modernizojnë teorinë, strukturën organizative, personelin e shërbimit dhe armatimin e tyre.

Krijimi i një force ajrore moderne dhe strategjike do të përfundojë në përgjithësi deri në vitin 2035.

Në hapin e tretë, forcat ajrore do të transformohen krejtësisht në një forcë të rangut botëror deri në mes të shekullit XXI.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore