Qyteti britanik përkujton Korpusin Kinez të Punës

2018-11-12 10:45:28 CRI Komenti juaj Printoni
Teksa Evropa ka përkujtuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Britani po zhvillohet një fushatë për një memorial të përhershëm për Korpusin Kinez të Punës.

Gjashtë punëtorë kinezë të këtij Korpusi janë varrosur në Folkestone në juglindje të Anglisë, por ka të ngjarë që pasardhësit e tyre nuk dinë për ekzistencën e këtyre varreve.

Kryebashkiaku i Folkestone-it Roger West thotë:

"Ata e humbën jetën e tyre atje. Mendoj se ne duhet ta njohim kontributin që dhanë kinezët në Luftën e Parë Botërore, që nuk është njohur më parë. Tani mendoj se ne duhet t'i nderojmë ata."

Gjatë Luftës së Parë Botërore, rreth 100 mijë punëtorë kinezë u rekrutuan nga Ushtria Britanike për të ofruar ndihmë logjistike.

40 000 të tjerë vlerësohet se kanë shërbyer për forcat franceze.

Një pjesë e madhe e tyre kaluan nëpër Folkestone gjatë rrugës drejt Evropës kontinentale.

Dëshmi të rralla tregojnë se rreth 2 000 prej tyre u mbajtën në një kamp jashtë qytetit.

Një memorial për nder të punëtorëve kinezë që do të vendoset në Britani, është në ndërtim e sipër në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore