Përkujtimi i Luftës së 1-rë Botërore, Macron-i paralajmëron për rreziqet e nacionalizmit

2018-11-12 10:30:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Udhëheqësit botërorë u mblodhën në Paris për ceremoninë përkujtimore të njëqindvjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Në një fjalim, presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi kundër rreziqeve të nacionalizmit.

Macron-i tha se "demonët e vjetër" që shkaktuan Luftën e Parë Botërore dhe miliona të vdekur, po forcohen:

"Unë e di, demonët e vjetër po rishfaqen, të gatshëm për të kryer punën e tyre të kaosit dhe vdekjes. Ideologjitë e reja manipulojnë disa fe, duke nxitur një obskurantizëm ngjitës. Historia, nganjëherë, kërcënon të rifillojë kursin e vet tragjik dhe të komprometojë trashëgiminë tonë të paqes, të cilën ne besuam se e patëm vulosur përfundimisht me gjakun e paraardhësve tanë."

Më shumë se 80 udhëheqës botërorë morën pjesë në këtë ceremoni.

Pas ceremonisë, kancelarja gjermane Angela Merkel hapi Forumin e Paqes të Parisit, si pjesë e veprimtarive për përkujtimin e Luftës së Parë Botërore.

Merkeli tha se paqja nuk duhet të merret si e mirëqenë në botën e sotme, duke shtuar se Lufta e Parë Botërore ishte dëshmi se izolacionizmi nuk është përgjigjja për problemet e botës:

"Lufta e Parë Botërore tregoi se izolacionizmi sjell shumë shkatërrime. Dhe në qoftë se izolacionizmi nuk ishte zgjidhja e duhur më shumë se 100 vjet më parë, si mund të jetë zgjedhja e duhur sot, në një botë të ndërlidhur që ka pesë herë më shumë njerëz. Për këtë arsye, formimi i një bote të ndërlidhur, kjo ishte motoja e kryesimit nga Gjermania të G20-s vjet."

Mrekulli
Lajmet Kryesore