Shangai, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit , "dera e mundësive" për vendet në zhvillim

2018-11-10 11:02:55 CRI Komenti juaj Printoni

Në Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës vihet re që pavijoni i ushqimeve dhe produkteve bujqësore është më i populluari. Pjesëamarrës nga vendet në zhvillim dhe më pak të zhvilluara prezantojnë produktet e tyre karakteristike, duke tërhequr shumë blerës për bashkëpunim.

"Pranvera nuk vjen me një lule, por me qindra lloje të ndryshme", është një shprehje e presidentit Xi Jinping që gjen përdorim edhe në këtë ekspozitë. Në një kohë kur vendet e zhvilluara sjellin produkte me teknologji të lartë, vendet në zhvillim dhe më të pak të zhvilluara kanë sjellë gjithashtu produktet e tyre me epërsi, përshirë ushqime, produkte bujqësore, veshje, produkte të konsumit të përditshëm si dhe burime të pasura historike e kulturore. Në ekspozitë, pjesëmarrësit mund të kuptojnë dhe ndiejnë se kërkimi i jetës së lumtur është vullnet i përbashkët i popujve të çdo vendi në rrugën e zhvillimit. Mendimi i paraqitur nga presidenti i Kinës Xi Jinping "Komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit", dhe "Këmbëngulja për gjithëpërshirje dhe përfitime të përbashkëta" , që u paraqit nga presidenti Xi në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, tregojnë drejtimin dhe rrugën për të përmbushur këtë vullnet.

Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës është simbol i nxitjes së zhvillimin me gjithëpërshirje dhe përfitime të përbashkëta. Në ekspozitë marrin pjesë mbi 3,600 ndërmarrje nga 172 vende, rajone dhe organizata nga e mbarë bota përfshi vende anëtare të G20-s, vendet e BRICS-it dhe të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, 58 vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" si dhe 35 vende më pak të zhvilluara. Nga shifrat rezulton se pjesëmarrja globale në këtë ekspo ishte e gjerë. Ndërkohë, pala kineze ka ofruar 2 zona ekspozimi falas për vendet më pak të zhvilluara përfshi dhe transportin falas të produkteve të tyre në Kinë.

Me përpjekje të përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të ndryshme, ekspozita e parë u bë një "kopësht i madh me qindra lule" me shpërndarjen e globalizimit. Vendet në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara kanë shansin të hynë në tregun kinez, të marrin pjesë në globalizimin ekonomik, të rrisin forcën konkurruese për produktet karakteristike të tyre etj.

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës në Shangai ka hapur "një derë mundësish" për vendet në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara. Lidhur me këtë, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Tregtare Roberto Azevedo vlerësoi se në periudhën afatgjatë, Kina dhe vendet e tjera në zhvillim, përshirë ato më pak të zhvilluara, kanë krijuar marrëdhënie të mira dhe zgjerimi i importeve të tyre në Kinë do të sjellë përftime.

Sipas raportit të OKB-së "Gjendja e vendeve më pak të zhvilluara në vitin 2017" thuhet se sot bota ka mbi 40 vende të pazhvilluara dhe Kina është investitorja e tyre më e madhe. Në Samitin e BRICS-it mbajtur në korrik në Johannesburg, presidenti i Kinës u shpreh se: "Pavarësisht zhvillimit të Kinës, ajo gjithmonë i përket vendeve në zhvillim dhe do të këmbëngulë me vendosmëri në përparimin e vendeve në zhvillim." Pjesëmarrja, gjithëpërfshirja dhe përfitimi i përbashkët në ekspozitë kanë treguar se Kina është një vend që mban premtimet dhe ka besim. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore