Çfarë lloj bote digjitale na nevojitet?

2018-11-09 11:21:08 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën u hap në Wuzhen të provincës Zhejiang Konferenca e 5-të Botërore e Internetit me pjesëmarrjen e mbi 1,500 të pranishmëve nga 76 vende e rajone të botës. Në konferencën treditore u diskutua mbi temën "Krijimi i një bote digjitale për besimin e ndërsjellë dhe qeverisjen kolektive drejt një komuniteti me një të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike". Qëllimi i konferencës është ndërtimi i një platforme ndërkombëtare të ndërlidhjes midis Kinës e botës dhe një platforme kineze të ndarjes e qeverisjes së përbashkët të internetit.

Deri në fund të qershorit të këtij viti, mbi 55% e popullsisë globale patën qasje ndaj internetit dhe rreth 4.2 miliardë njerëz kanë marrë informacion përmes internetit, duke ndryshuar mënyrën e kërkimit të njohurive, stilit të jetesës, mënyrës së të menduarit dhe vlerave, prandaj interneti është shumë i rëndësishëm.

Megjithatë, realiteti me të cilin ballafaqohet njerëzimi është se përhapja më e shpejtë në internet sjell edhe probleme të privatësisë etj. Themeluesi i "World Wide Web", informaticieni britanik Tim Berners Lee ka një tjetër pikëpamje për këtë. Me rastin e 30-vjetorit të internetit, babai i uebit tha për "Reuters" se nën gjendjen e tanishme të zhvillimit të internetit disa kompani të fuqishme të internetit kanë shumë pushtet në dorë, të dhënat personale janë keqtrajtuar dhe urrejtja në internet është përhapur, gjë që bien ndesh me mendimin e tij për shpikjen e uebit.

Berners Lee e drejtoi gishtin tek platformat e rrjeteve sociale, përfshi Facebook e Twitter. Ai theksoi se përmbajtjet pozitive në internetit po zvogëlohen dhe nuk i fuqizon individët. Sipas tij, interneti duhet të përhapë më shumë pozitivitet, novacion etj.

Sipas një studimi nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts, pikëpamjet e Berners Lee mbi rrjetet sociale nuk janë pa bazë. Sipas një studimi mbi në rrjetet sociale përcillen mbi 75% lajme të rreme. Këto të fundit janë 10 deri në 20 herë më të shpejtë se lajmi faktik.

Taylor Owen, profesor i Medies Digjitale dhe i Çështjeve Globale në Universitetin e British Columbia në Kanada është i mendimit se përveç fokusimit tek përmbajtja, duhet të fokusohemi gjithashtu tek modeli ekzistues i formës dhe i mënyrës së fitimit të industrisë së internetit, veçanërisht se si kompanitë e mëdha të internetit grumbullojnë të dhënat personale dhe si i kthejnë ato në para.

Ai vuri në dukje se është e vështië që këto kompani të mëdha të internetit të mbajnë përgjegjësi totale prandaj, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për përsosjen e sistemit të rregullimit të internetit, në mënyrë që ky sistem të jetë më transparent, më i drejtë dhe më i rregullt.

Siç tha edhe kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, interneti është i paprekshëm, por, njerëzit që e përdorin atë janë të prekshëm. Vendet e ndryshme duhet të ndërtojnë bashkërisht një komunit fatesh të hapësirës kibernetike. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore