Kinë, dalin raporte mbi zhvillimin e internetit botëror

2018-11-09 10:21:53 CRI Komenti juaj Printoni

Në Konferencën e 5-të Botërore të Internetit që po mbahet në Wuzhen të Kinë u lëshuan dy raporte mbi Zhvillimin e Internetit Botëror. Në këto raporte përfshihen vlerësimet mbi zhvillimin e internetit në 45 ekonomitë kryesore dhe vendet përfaqësuese.

Për Kinën, ky raport vlerësoi zhvillimin e internetit në 31 provinca, rajone dhe qytete në pjesën kontinentale me më shumë tregues dhe të dhënat specifike.

Raporti i Zhvillimit të Internetit të Kinës shpjegon përpjekjet e Kinës në ndërtimin e fuqisë së saj kibernetike, përcaktimin e një plani për zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe të hapësirës kibernetike. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore