Kompanitë amerikane vijojnë të kërkojnë shanse në tregun kinez

2018-11-09 09:53:16 CRI Komenti juaj Printoni

Tensionet e tanishme tregtare midis dy ekonomive të mëdha nuk i kanë penguar kompanitë amerikane të bëjnë biznes në Kinë. Këtë javë 3,600 kompani, udhëheqës shteti e përfaqësues qeveritarë të vendeve të ndryshme duke përfshirë kompanitë amerikane erdhën në Shangai për të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës.

Mungesa e funksionarëve qeveritarë amerikanë në ekspozitë shfaq tensionet e marrëdhënieve kino-amerikane, kjo është arsyeja pse presidenti i Këshillit të Biznesit SHBA-Kinë Craig Allen shpreson se Pekini e Uashingtoni mund të zgjidhin sa më parë mosmarrëveshjet midis tyre.

"Kompanitë amerikane janë optimiste për tregun kinez. Ne shpresojmë të zgjerojmë praninë tonë këtu, të kemi më shumë eksporte e investime. Prandaj ne jemi afatgjatë këtu dhe shpresojmë se dy qeveritë mund të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe me qëllim që ne të ecim drejt lulëzimit më të madh," tha Allen.

Nën gjendjen e vijimit të mosmarrëveshjeve tregtare, autoritetet kineze u kanë dërguar kompanive amerikane mesazh nëpërmjet ekspozitës se dera e tregut kinez është ende e hapur për ta. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore