Zimbabve: 50 viktima nga përplasja e dy autobusëve

2018-11-09 09:40:08 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 50 vetë humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Zimbabve, ku aksidentet rrugore ndodhin shpesh për shkak të kushteve të këqija të rrugëve dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.

Dy autobusët që qarkullonin në korsi të kundërta u përplasën në afërsi të kryeqytetit Harare mbrëmjen e së mërkurës.

Autoritetet vendore konfirmuan se një nga autobusët po tentonte të parakalonte dy kamionë në një pjesë rrugore ku nuk lejohet parakalimi, duke shkaktuar përplasjen me autobusin tjetër.

Segmenti rrugor ku ndodhi aksidenti sapo ishte rregulluar, pjesë e përpjekjeve të qeverisë për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar rrugore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore