2018-11-08 20:54:47 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autori i ka parë dhe realizuar në disa këndvështrime shkrimet e tij, përmes të cilave ai ndalet jo vetëm në hopin e madh të zhvillimit ekonomik e teknologjik që ka realizuar Kina në këtë fillim shekulli si rezultat i politikës së hapjes, por edhe në historinë e lashtë që përbën themelet e qytetërimit të Lindjes së largët dhe atij botëror. Projektet e mëdha me vlerë globale si "Rruga e mëndafshit", janë trajtuar nga autori duke u marrë që thellë nga historia për të ardhur deri tek puna dhe angazhimet e mëdha të ditëve të sotme, si dhe në ritmet në të cilat po punohet për implementimin e tyre.
Në libër i është kushtuar një vend me rëndësi edhe marrëveshjeve që janë realizuar me institucionet mediatike të Kinës, veçanërisht me Radiotelevizionin kinez dhe radion e jashtme të Kinës, në të cilat zoti Podgorica ka qënë protagonist. Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të ATSH, autori ka nënshkruar marrëveshje edhe me CRI, së cilës i ka kushtuar vëmendje, pasi bashkëpunimi me këtë institucion shumë të rëndësishëm i ka dhënë një dimension të ri komunikimit mediatik midis dy vendeve.
Qytetet Pekin, Nankin, Suzhou, Hefei, Wuhan, Luanzhou, Shanghai, Chengdu e të tjerë kanë lënë normalisht mbresa shumë të veçanta tek autori, i cili i ka sjellë ato përmes trajtesash që lidhen jo vetëm me ritmet marramandëse të zhvillimit, por edhe inspirimit që të shkaktojnë për historinë e lashtë, traditat e veçanta në shumë fusha, figurat e shquara të një rrezatimi mbarëbotëror. Në faqet e librit ndeshesh edhe me jetën përtej punës dhe ekonomisë, historisë dhe kulturës, pasi zë vend edhe kuzhina e pasur kineze, por edhe jeta e natës dhe klubet plot gjallëri që rinia e sotme kineze i jep dritë dhe ngjyrë.
Libri është botuar nga Instituti i Trashëgëmisë kulturore dhe Turizmit me mbështetjen e CRI dhe do të jetë në stendat e panairit të librit që do të hapet këto ditë në Tiranë.(RTSH)