Nis ndërtimi i linjës së tensionit ultra të lartë Qinghai-Henan

2018-11-08 11:37:17 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, nisi ndërtimi i një linje të tensionit ultra të lartë me gjatësi rreth 1600 kilometra nga provinca Qinghai në qytetin Zhumadian të provincës Henan. Kjo linjë do të lidhë provincat Qinghai, Gansu, Shanxi e Henan.

Linja e transmetimit do të nisë funksionimin në vitin 2020 dhe do të ofrojë energji elektrike të prodhuara nga dielli, era e uji në Kinën qendrore.

Investimet për këtë linjë arrijnë mbi 22 miliardë juanë (rreth 3.3 miliardë dollarë amerikanë). Parashikohet se linja do të zëvendësojë 18 milionë tonë qymyrgur duke ulur 14 mijë tonë lëshime pluhuri, 90 mijë tonë lëshime të dioksidit të squfurit dhe 30 milionë tonë lëshime të dioksidit të karbonit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore