ShBA, demokratja Nancy Pelosi do të jetë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve

2018-11-08 11:13:29 CRI Komenti juaj Printoni

Demokratja Nancy Pelosi është caktuar si kryetarja e ardhshme e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së. Ajo u zotua se do të mbrojë ligjin e reformës në shëndetësi, të miratuar gjatë administratës së Obama-s.

Pelosi u bë e para kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së në vitin 2007. Ajo e mbajti këtë post deri në vitin 2011, kur Partia Republikane mori kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ndërkohë, presidenti i ShBA-së Donald Trump u zotua se do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike, pas humbjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e afatit të mesëm.

Trump-i tha se dy partitë mund të bashkëpunojnë në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, tregtisë dhe uljes së kostos së ilaçeve. Por ai paralajmëroi se nëse demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve do të hetojnë kundër administratës së tij, kjo do të shkaktojë ngërç qeveritar. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore