Pirateria digjitale në Kinë, fshihen 570 mijë video të shkurtra

2018-11-08 10:56:22 CRI Komenti juaj Printoni

Foto: Platfomra e videove të shkurtra "Douyin"

Autoriteti i Kinës për të drejtat e autorit njoftoi se një total prej 15 platformash kryesore kineze të shpërndarjes së video-ve online kanë fshirë 570 mijë video të shkurtra për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit.

15 platformat kryesore për shpërndarjen e videove si "Douyin", "Kuaishou", "Pear Video" dhe "Bilbili" u thirrën në shtator mbi të drejtat e autorit.

Autoriteti u kërkoi platformave të forcojnë menaxhimin e të drejtave të autorit për të siguruar që të gjitha videot, muzika, fotot dhe tekstet me të drejtat e autorit të publikohen me autorizimin e duhur.

Administrata shtoi se do të forcohet më tej mbikëqyrja e autorit për të përmirësuar zhvillimin e shëndetshëm të industrisë së video-ve të shkurtra.

Mrekulli
Lajmet Kryesore