Integrimi i Shqipërisë në BE, Soreca: Më afër se kurrë

2018-11-08 10:44:14 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë më afër se kurrë dhe një fakt të tillë e konfirmoi dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Ambasadori Soreca është shprehur me tone optimiste përpara studentëve, përsa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se "Shqipëria dhe BE" janë më afër se kurrë.

Në fjalën e tij ambasadori theksoi edhe rëndësinë e dialogut mes partive politike.

"Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është përcaktuar. Shqipëria dhe BE janë më afër se kurrë. Por është mjaft e rëndësishëm që Shqipëria të jetë e fokusuar te reformat dhe prioritetet kyçe. Dialogu mes palëve është mjaft i rëndësishëm. Në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë", shkruan ambasadori Soreca. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore