Kinë, banka qendrore drejt zgjerimit të mundësive të financimit për sektorin privat

2018-11-08 10:41:16 CRI Komenti juaj Printoni

Foto: Banka Qendrore

Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës (bankës qendrore) Yi Gang u zotua për një numër masash për zgjerimin e mundësive të financimit për ndërmarrjet private të vendit.

Ai tha se banka po përpiqet të zgjerojë kanalet e financimit për sektorin privat duke u fokusuar në tre fusha kryesore.

"Do t'i ndihmojmë kompanitë private në trajtimin e vështirësive në lidhje me kreditë bankare, dhënien e obligacioneve dhe financimin e kapitalit".

Banka qendrore ka krijuar një tregues të ri në sistemin e saj të vlerësimit makroprudencial për bankat tregtare, i cili monitoron treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit, aktivet dhe detyrimet, likuiditetin dhe rrezikun.

Gjithashtu, banka qendrore po u ofron bankave kredi afatgjatë dhe preferenciale për të nxitur kreditimin ndaj sektorit privat.

Banka qendrore ka vendosur gjithashtu të ndihmojë kompanitë private që kërkojnë të emetojnë obligacione, duke u siguruar mbështetje likuiditeti.

Banka do të mbështesë gjithashtu financimin e kapitalit për firmat private.

Në tregun e parasë kanë hyrë 4 trilionë juanë duke ulur kërkesën për raport rezervë për bankat në katër raste.

Yi Gang tha se po ndërmerren hapa për të inkurajuar bankat dhe kompanitë e sigurimeve që të ofrojnë më shumë hua për ndërmarrjet private. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore