2018-11-07 11:24:24 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës po mbahet në Shangai. Si një nga aktivitetet e kësaj Ekspozite, Forumi i 15-të Ndërkombëtar i Pronësisë Intelektuale, Konferenca Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale dhe zhvillimin e Novacionit u mbajt të martën. Zyrtarët e Zyrës Shtetërore të Pronësisë Intelektuale të Kinës deklaruan se Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe do të ndërtojë një model pune që integron mbrojtje të rreptë, të gjerë, të shpejtë dhe të bashkërenduar.
Sistemi i pronësisë intelektuale i Kinës është themeluar dhe zhvilluar së bashku me reformën dhe hapjen. Pas 40 vitesh zhvillimi, Kina nuk ka krijuar vetëm një sistem ligjor të pronësisë intelektuale, që është në përputhje me rregullat e pranuara ndërkombëtarisht dhe ka një kategori relativisht të plotë dhe ka bashkuar pothuajse të gjitha konventat ndërkombëtare të pronësisë intelektuale por është bërë gjithashtu një fuqi e vërtetë në pronësinë intelektuale. Të dhënat tregojnë se numri i aplikimeve të markës tregtare në Kinë renditet i pari në botë për 16 vjet radhazi dhe numri i aplikimeve për patentat e shpikjeve renditet i pari në botë për 7 vjet radhazi.
Shen Changyu, drejtori i Zyrës Shtetërore të Pronësisë Intelektuale të Kinës, tha se:
"Për 40 vitet, aplikimet e të huajve për patentat në Kinë tejkalojnë një total prej mbi 1.77 milionë, një rritje mesatare vjetore prej 11.24%, aplikimet totale të markave mbi 2.19 milionë, një rritje mesatare vjetore prej 15.49%, gjë që tregon plotësisht besimin e tregtarëve të të huaj për tregun kinez dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale."
Të dhënat e Ministrisë së Tregtisë tregojnë gjithashtu se në tre tremujorët e parë të këtij viti, 45.9 mijë kompani të investimeve të huaja kanë hapur degë të tyre në Kinë, përdorimi aktual i investimeve të huaja është 97.76 miliardë dollarë.
Francis Gurry, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, u impresionua nga arritjet e jashtëzakonshme të Kinës në fushën e pronësisë intelektuale.
"Kina ka numri më të madh të aplikimeve të pronësisë intelektuale në botë pas ShBA-së dhe ndërkohë është vendi me rritjen më të shpejtë të markave të regjistruara. Ne shpresojmë se Kina mund të hyjë në sistemin e aplikimit të dizajnit industrial botëror në të ardhmen e afërt."
Aktualisht, Kina po përparon reformën e institucioneve të pronësisë intelektuale. Zhang Zhicheng, drejtori i Departamentit të Mbrojtjes së Pronës Intelektuale pranë Zyrës Shtetërore të Pronësisë Intelektuale të Kinës, tha se:
"Për të përmirësuar më tej ligjet, rregulloret dhe politikat përkatëse duhet të nxisim mbrojtjen e fortë, ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes së pronësisë intelektuale, të ndërtojmë një model pune për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, të optimizojmë mekanizmin e lidhjes dhe të promovojnë në mënyrë aktive mbrojtjen e shpejtë të të drejtave të pronësisë intelektuale. Në veçanti, ne do të rrisim në mënyrë aktive koordinimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale të huaj."