Kina shpreson të zgjidhë mosmarrëveshjet me ShBA-në përmes konsultimeve

2018-11-07 11:12:29 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying deklaroi se Kina dhe ShBA-ja do të zhvillojnë të premten raundin e dytë të dialogut për diplomaci dhe siguri. Sipas saj dy palët do të shkëmbejnë mendime mbi marrëdhëniet kino-amerikane dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Yang Jiechi, drejtori i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme pranë Komitetit Qendror të PKK-së, do të drejtojë dialogun bashkërisht me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis. Ministri i Mbrojtjes i Kinës Wei Fanghe do të marrë pjesë në dialog.

" Kina e ka theksuar disa herë qëndrimin e saj ndaj fërkimeve aktuale tregtare midis dy vendeve. Mendojmë se kjo pa dyshim përputhet me interesat e dy vendeve dhe me shpresën e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet konsultimeve. Sigurisht, konsultimet e tilla duhet të bazohen në barazi, sinqeritet dhe respektim të ndërsjellë", shtoi zëdhënësja e diplomacisë kineze. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore