Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij mirëpresin të ftuarit e huaj për Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës

2018-11-05 09:58:54 CRI Komenti juaj Printoni

Mbrëmjen e 4 nëntorit në Shangai, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan organizuan një pritje për mysafirët e huaj që marrin pjesë në Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës.

Në fjalimin e tij në këtë pritje, presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh se kjo ekspozitë nuk është një ekspozitë vetëm e Kinës, por edhe e botës. Ajo nuk është një ekspozitë e zakonshme, por një vendim i rëndësishëm i hapjes së Kinës ndaj botës e raundit të ri në nivel të lartë dhe një nismë e rëndësishme e Kinës për të hapur më tej tregun e saj ndaj botës.

"Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës nuk është vetëm e Kinës, por edhe e botës. Në 6 ditët e ardhme, 172 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare nga 5 kontinentet do të shfaqin arritjet e zhvillimit dhe imazhin e tyre. Mbi 3,600 ndërmarrje që marrin pjesë në këtë ekspozitë, do të diskutojnë plotësisht dhe synojnë zhvillimin e përbashkët me blerësit kinezë."

Xi Jinping shtoi se të ftuarit e vendeve të ndryshme do të diskutojnë dhe shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështje të rëndësishme ekonomiko-tregtare ndërkombëtare.

"Kjo do të jetë një ngjarje emocionuese për të gjithë, ku miqtë e vendeve të ndryshme do të kenë arritje të frytshme. Besoj se me mbështetjen e madhe dhe përpjekjet e përbashkëta të palëve të ndryshme, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të bëhet një ekspozitë ndërkombëtare e nivelit të lartë, një platformë e re për thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar ndërkombëtar, për nxitjen e nismës 'Një brez, një rrugë', për nxitjen e globalizimit ekonomik, duke dhënë kontribut pozitiv për shtimin e mirëqënies së popujve të ndryshëm, për nxitjen e ndërtimit të një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit."

Më 4 nëntor, presidenti Xi Jinping u takua me homologun e tij kenian Uhuru Kenyatta, kryeministrin e Vietnamit Nguyen Xuan Phuc dhe kryeministrin e Laos-it Thongloun Sisoulith. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore