2018-11-01 20:57:44 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në 40 vitet e fundit të reformës dhe hapjes, Kina ka punuar me përkushtim për uljen dhe zhdukjen e varfërisë dhe ka pasur arritje të shquara. Kina ka nxjerrë nga varfëria mbi 700 milionë banorë, ndërkohë që po punon për zhdukjen e plotë të varfërisë deri në vitin 2020.
Si vendi me popullsinë më të madhe në botë, Kina ka qenë gjithmonë një përkrahëse aktive dhe nxitëse e fuqishme e uljes së varfërisë në botë. Në 40 vitet e fundit të reformës dhe hapjes, Kina nisi misionin e uljes së varfërisë në shkallë të gjerë, gjë që ka mundësuar daljen nga varfëria të mbi 700 milionë banorëve në zonat rurale. Kjo është shifër rekord në historinë e uljes së varfërisë në mbarë botën.
Drejtori i Zyrës për Zbutjen e Varfërisë dhe Zhvillimin pranë Këshillit të Shtetit, Liu Yongfu, tha të enjten në Pekin në "Forumin Ndërkombëtar për Reformën dhe Hapjen dhe Uljen e Varfërisë në Kinë" se nga reforma dhe hapja, Kina ka pasur arritje të jashtëzakonshme në uljen e varfërisë sidomos në vitet e fundit. Kina reformoi sistemin dhe mekanizmin për uljen e varfërisë, duke zhvilluar në tërësi një luftë kundër kësaj çështjeje. Parashikohet se në fund të këtij viti, popullsia e varfër e Kinës do të reduktohet mbi 80% në krahasim me shifrat e 2012-s.
"Në 5 vitet e fundit, kemi ulur numrin e të varfërve me mbi 68.5 milionë dhe kemi mbajtur një ritëm uljeje me mbi 10 milionë në vit. Parashikohet se deri në fund të këtij viti Kina do të reduktojë numrin e të varfërve me 80% krahasuar me vitin 2012. Parashikohet se nga 128 mijë fshatra të varfër, rreth 2/3 e tyre do të dalin nga varfëria."
Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim mbajti një fjalim në forum, duke u shprehur se sot Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë. Në 40 vitet e fundit, Kina ka shënuar arritje të pashoqe në uljen e vafërisë në historinë e njerëzimit dhe përvoja e Kinës mund të ndihmojë vendet e tjera të botës të zhvillohen më mirë.