Kina do të zhvillojë Ekspozitën e Industrisë së Turizmit në nëntor

2018-10-25 11:05:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspozita e Industrisë së Turizmit e Kinës 2018 do të zhvillohet nga 9 deri më 11 nëntor në qytetin Tianjin.

Ekspozita parashikohet të tërheqë mbi 700 kompani dhe afro 300 mijë vizitorë.

Foto: Ekspozita e Industrisë së Turizmit në vitin 2017

Ajo përbëhet nga shtatë sektorë tematikë për shfaqjen e produkteve turistike të kategorive të ndryshme, kryesisht nga vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë".

Gjatë ekspozitës do të zhvillohen edhe disa seminarë tematikë mbi zhvillimin novator të qyteteve turistike, internetin, të dhënat e mëdha etj.

Ky është edicioni i 10-të i kësaj ekspozite, që u zhvillua për herë të parë në vitin 2009 dhe ka tërhequr mbi 1.77 milionë vizitorë nga mbi 80 vende e rajone të botës gjatë 9 vjetëve. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore