Kina nxit fondet e kapitalit privat në aktivitetet e bashkimit dhe të blerjes

2018-10-23 11:37:38 CRI Komenti juaj Printoni

Rregullatori më i lartë i letrave me vlerë të Kinës njoftoi se vendi do të nxisë fondet e kapitalit privat në bashkimet dhe blerjet për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të sektorit të fondeve.

Këtë e tha kreu i Komisionit Rregullator të Letrave me Vlerë Liu Shiyu në një forum me rastin e 20-vjetorit të sektorit të fondeve të vendit.

Ai tha se do të mbështeten fondet e kapitalit privat dhe ato të kapitalit të përbashkët për pjesëmarrjen në aktivitetet e bashkimit dhe blerjes, si dhe këmbimin e borxheve ndaj kapitalit dhe investimit të aksioneve, duke theksuar rolin e tyre në nxitjen e gjallërimit të tregut.

Liu shtoi se fondet e përbashkëta, fondet e kapitalit privat dhe planet e menaxhimit të aseteve të tjera tani zotërojnë një kapitalizim të tregut të aksioneve në RMB me vlerë prej 5 trilionë juanë (afro 720 miliardë dollarë amerikanë), ose 10% të tregut të përgjithshëm. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore