Kinë, përmirësohet më tej mjedisi i biznesit

2018-10-23 11:33:39 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang theksoi thellimin e reformave të qeverisë si pikë kyçe për përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit në Kinë.

Ai u shpreh se vitet e fundit reformat kanë dhënë përfitime konkrete për tregun kinez.

Në një takim ekzekutiv të Këshillit të Shtetit u caktua që kufizimet për hyrjen në treg nga investitorët privatë do të lehtësohen më tej.

Gjithashtu do të publikohet dhe zbatohet plotësisht deri në fund të këtij viti një version i ri i listës negative për hyrjen në treg.

Të gjitha kufizimet ndaj investitorëve të huaj që nuk përfshihen në këtë listë negative do të përfundojnë marsin e ardhshëm. Ndërkohë, edhe procedurat e rishikimit për investimet e korporatave do të thjeshtohen më tej. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore