Qindra mijëra protestues, thirrje për referendum të ri për "Brexit"

2018-10-22 11:07:48 CRI Komenti juaj Printoni

Qindra mijëra protestues u mblodhën në qendër të Londrës për të bërë thirrje për zhvillimin e një referendumi të dytë për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja.

Ata duan që publiku të ketë të drejtën e vendimit përfundimtar mbi marrëveshjen e qeverisë me BE-në për "Brexit"-in, duke argumentuar se ka fakte të reja për kostot dhe ndërlikueshmërinë e daljes së Britanisë nga blloku pas referendumit të 2016-s.

Organizatorët thanë se në protestën e fundit morën pjesë mbi 700 mijë protestues kundër "Brexit"-it.

Leo Buckley është një nga protestuesit.

"Ndodhem këtu sepse jam një djalë i ri dhe po përpiqem të ndaloj Brexit-it. Tani të rinjtë kanë humbur më shumë nga dalja e Britanisë nga BE-ja prandaj 75% e tyre votuan kundër Brexit në referendum. Edhe nëse do kishte referendum për një vit, përsëri vota e të rinjve do mbështeste qëndrimin e Britanisë në BE. Pra, të rinjtë humbasin më shumë, sepse "Brexit" po na kthen përsëri në vitet '30 të shekullit të kaluar dhe kjo do të thotë që ne do të jemi më pak të begatë, do të ketë më shumë racizëm dhe është negativite në shumë drejtime."

Britania e Madhe është planifikuar të dalë nga BE-ja më 29 mars, por negociatat kanë ngecur nga mosmarrëveshjet, veçanërisht për çështjen e kufirit ndërmjet Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Kryeministrja britanike Theresa May ka përjashtuar një votim tjetër publik mbi këtë temë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore