ShBA-ja preket nga mania e persekutimit

2018-10-19 19:30:04 CRI Komenti juaj Printoni

Në një fjalim plot akuza kundër Kinës, zv.presidenti amerikan Mike Pence deklaroi se "disa organe kineze të sigurisë planifikojnë të vjedhin teknologjinë amerikane, duke përfshirë projektin e teknologjisë më të përparuar ushtarake".

Në të njëjtën kohë, Bloomberg-u njoftoi se shumë kompani amerikane të teknologjisë së lartë janë prekur nga "çipa kinezë përgjimi". Këto lajme u hodhën poshtë menjëherë nga ndërmarrjet e njohura si Apple, Amazon dhe Departamenti i Mbrojtjes. Megjithatë, Bloombergu vazhdoi njoftimet se "edhe pse tani për tani Kina nuk dëmton zinxhirin e furnizimit të produkteve elektronike amerikane, ajo do ta bëjë në të ardhmen".

Lidhur me këtë, specialisti i njohur amerikan për çështjet ndërkombëtare, Robert Lawrance Kuhn u shpreh ditët e fundit në një dialogu think-tank kino-amerikan se: "Zinxhiri i furnizimit të të gjitha firmave kineze do të prishet nëse zbulohen çipa të tilla përgjimi për përvetësimin e sekreteve të disa kompanive. Besoj se askush nuk do të marrë një vendim ku humbjet janë shumë më të mëdha se fitimet".

Fjalët e tij janë mendim dhe gjykim racional që kërkohen në momentin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kinës dhe ShBA-së. Por, lajme të tilla, pas spekulimit të vazhdueshëm nga mediat amerikane mund të shërbejnë për politikat e reja të ShBA-së kundër Kinës. Zyrtarët nacionalistë do të kërkojnë ndryshimin e politikave për të ulur varësinë e palës amerikane për produktet kineze.

Në fjalimin e fundit, Pence iu referua fjalëve të shkrimitarit të njohur kinez Lu Xun (pseudonim i Zhou Shuren-it) për të mbështetur idenë që Kina nuk i trajton gjithmonë vendet e tjera në mënyrë të barabartë. Por faktikisht, qeveria amerikane që preket nga "mania e persekutimit" duhet të reflektojë për të mos humbur shanset e bashkëpunimit dhe të mos i sjellë botës më shumë paqëndrueshmëri.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore