Zv.kryeministri kinez:Ndërmarrjet shtetërore dhe ato private, të ndërvarura

2018-10-19 19:27:28 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.kryeministri i Kinës Liu He tha të premten se ndërmarrjet shtetërore janë në një marrëdhënie të ndërvarura me ato private dhe ka mbështetje reciproke dhe bashkëpunim.

Përshkrimi i një situate ku ndërmarrjet shtetërore detyrojnë tërheqjen e sektorit privat, janë "të njëanshme" dhe "të gabuara", tha ai në një intervistë me gazetarët kinezë.

Kohët e fundit, bankat ose ndërmarrjet shtetërore po ndihmojnë dhe madje ristrukturojnë kompanitë private me përkeqësim të likuiditetit pas zgjerimit të këtyre të fundit me ritme shumë të shpejta duke shkaktuar borxhe të shumta dhe devijim nga biznesi i tyre kryesor.

Ndërmarrjet shtetërore, shumica e të cilave janë në rrjedhën e sipërme të zinxhirit industrial, luajnë rol në industrinë bazë dhe prodhimin e industrisë së rëndë, ndërkohë që ndërmarrjet private janë më të përfshira në sigurimin e produkteve të prodhimit, veçanërisht mallrat përfundimtare të konsumit, tha Liu.

Ai theksoi se qeveria kineze do të krijojë një mjedis të barabartë, forcojë sundimin e ligjit, të drejtat e pronësisë dhe do të mbrojë pronësinë intelektuale, do t'i përmbahet sistemit ekonomik bazë dhe do të thellojë reformën dhe hapjes.

"Nuk kemi asnjë arsye për të mos pasur besim të plotë në perspektivën e gjerë të zhvillimit ekonomik të Kinës," tha Liu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore